Saturday, July 27, 2013

Qumeshti dhe vlerat e mrekullueshme te tij



  • Qumështi i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale, vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme. Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
  • Qumështi i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
  • Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
  • Qumështi i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
  • Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
  • Qumështi i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.
  Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Tennessee mbi produktet e qumështit  ka dale ne konkluzion se qumeshti dhe nenproduktet e tij ulin proceset e ndezjes dhe stresin oksidues te personat e mbipeshë.

-Kerkues italiane kane dimostruar se nje ushqim i mire eshte nje mburoje e mire edhe kunder kancerit te melcise. Kjo arrihet duke perzgjedhur ushqimin dhe duke privilegjuar konsumimin e qumeshtit dhe frutave mund te reduktohet rreziku i kesaj patollogjie ne masen 78 %.
Kete e dimostron nje studim i kryer nga Insitutit Nacional iAvianos qe u publikua ne International Journal of Cancer. Kerkuesit kane pare qe nje konsum i larte i qumeshtit, kosit, por edhe i frutave dhe i mishit te bardhe redukton dukshem kete rrezik.Kanceri i melcise, eshte rezultat i abuzimit te vazhdueshem te alkolit, infeksionit te shpeshte te saj si epatiti, dhe shume shpesh i vetmi chance i kurimit eshte trapiantami i ketij organit. Ne kete kuader arma me e mire si gjthmone eshte parandalimi duke filluar qe kur ulemi ne tavolinen e ngrenies. Ne kete studim kane marre pjese 185 paciente me tumor ne melci dhe 412 persona te shendeteshme. Ekspertet i kane kerkuar pjesemarresve te shkruanin me kujdes ne nje ditar zakonet e tyre ushqimore dhe me pas i kane ballafaquar keto te dhena, duke vene re diferenca te konsiderueshme tek pacientet me ate menyre ushqimi qe kishin adaptuar personat e shendetshem.U vu re qe: nje konsum i larte i mishit te bardhe redukton rrezikun e kancerit ne melci me 56 %, ndersa nje konsum i larte i frutave redukton kete rrezik me 52%, por reduktimi me i madh u pa nga kosumi i qumeshtit apo kosit me rreth 78 %. Zarzavatet edhe pse ne mase me te vogel per kete lloj tumori kane nje efekt protektiv.Keto rezultate jane indikatore shume te mire per gjithsecilin nga ne, por mbi te gjitha per personat me ne rrezik te cilet duhet te eleminojne faktoret kryesore te rrezikut me alkolin ne krye.


Jeni në dietë? Mos hiqni dorë nga qumështi duke menduar se ka shumë kalori, sepse vetëm pirja e rregullt e tij mund t’ju bëjë që të bini më kollaj nga pesha.
Ky është konkluzioni i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, sipas të cilit, kush pi mesatarisht dy gota qumësht në ditë për dy vjet humb 5 kilogramë e gjysmë më shumë krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumësht apo prodhimet e tij.Të dhënat erdhën pasi një grup kërkuesish izraelitë morën nën vëzhgim 300 burra dhe gra mbipeshë duke i vënë për dy vjet në një dietë me përbërje yndyrnash, në një dietë mesdhetare apo në një regjim me pak karbohidrate.U pa se ata persona që kishin në dietë sasi më të madhe kalciumi pas dy vjetësh kishin humbur 5 kilogramë e gjysmë më shumë se sa të tjerët


Qumështi dhe djathi janë aleatë të mëdhenj në parandalimin e diabetit të tipit 2. Është rezultati i një studimi të kryer në Shkollën Harvard të Shëndetit Publik në Boston.
Hulumtuesit, kanë zbuluar produktet si djathi, qumështi dhe kosi jenë aleatë në luftën lundër diabetit të tipit 2.Pas shqyrtimit të 3.736 vullnetarëve për 20 vjet, duke pasur nën kontroll llojin dhe zhvillimin e sëmundjes, studiuesit kanë kuptuar se ka pasur një lidhje. Dhe kjo lidhje bën fjalë pikërisht për qumështin dhe produktet e qumështit.Faktikisht, personat që e konsumonin atë në një masë të caktuar kishin nivele të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të diabetit me 60% më pak.


Të parandalosh osteoporozën , sëmundjen në skeletin e njeriut është e mundur. Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë.
Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse do e llogarisim në formë të grirë është i barabartë me 4 lugë të vogla. Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali.Parandalimi, përtej tavolinës lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të “braktiset” edhe kur je i ri. Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës.Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jenë koset që shiten në treg.Por nuk duhet të harrojmë një gjë: parandalim do të thotë edhe “monitorim” i shëndetit përmes analizave.

Kur qumeshti te ben keq

Shumë persona janë të bindur se të paktën një produkt ushqimor i bën keq organizmit. Specialistët paralajmërojnë që të rriturit të kenë kujdes për fëmijët dhe të mos u japin atyre ushqime pa këshillat e mjekëve.
Një në tre persona është alergjik nga disa ushqime. Qumështi dhe nënproduktet e tij janë në “listën e zezë” të ushqimeve që mund të konsiderohen si më problematiket. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues, pasi kanë vizituar shumë njerëz dhe janë konsultuar me mjekë dhe specialistë të fushës. Sipas të dhënave epidemiologjike, vetëm 2% e të rriturve dhe 7% e fëmijëve kanë reagim të veçantë ndaj një ushqimi. Në këto shifra përfshihen si alergjitë ashtu edhe intolerancat ushqimore, patologji shumë të ndryshme mes tyre, për nga shkaku, simptomat dhe efektet.Një grup mjekësh amerikanë të Institutit Kombëtar të Shëndetit kanë arritur në përfundimin se, edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës, një lloj sheqeri që përmban qumështi, mungesa e dëshirës së qumështit, nuk duhet të heqin krejtësisht dorë nga qumështi dhe nënproduktet e tij, të cilët janë të pasur me ushqyes të rëndësishëm. Intoleranca ndaj laktozës, që prek 40 për qind të njerëzve, vjen nga prodhimi i pakët i një enzime, laktaza, e cila shërben për të tretur sheqerin. Normalisht prodhimi i laktazës në trup fillon të ulet gjatë muajit të dytë të jetës dhe te disa individë, reduktohet aq shumë sa shkakton intolerancë. Për fat të keq, pa qumështin dhe nënproduktet e tij në dietë, është e vështirë t’i kënaqim nevojat tona ushqyese. Këto lloj ushqimesh janë të pasura veçanërisht me kalcium dhe vitaminë D, dy elementë të rëndësishëm gjatë moshës së zhvillimit, për të garantuar një shëndet të mirë të kockave për gjithë jetën, dhe sasinë e madhe të kalciumit.Lajmi i mirë është se edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës nuk duhet t’i ndajnë qumështin dhe nënproduktet e tij nga dieta. 12 gramë laktozë në ditë, që gjenden te një filxhan i madh me qumësht, janë normalisht të pranueshëm nga kushdo pa asnjë problem, ose maksimumi me simptoma jo shumë tragjike. Sugjerimi i mjekëve është të mos i ndajnë asnjë ditë këto produkte të shëndetshme dhe mundësisht jo me stomakun bosh. Për fëmijët, për shembull, një gotë qumësht e shoqëruar me një kroasant është zgjedhja më e mirë.“Intoleranca përgjithësisht krijohet nga mungesa e një enzime. Për shembull intoleranca ndaj qumështit i detyrohet mungesës së enzimës së laktazës, që lejon tolerimin e laktozës, sheqerin e qumështit. Një individ mund të lindë pa enzimë, mund ta humbasë atë pas një infeksioni intestinal, ose për shkak të mospirjes së qumështit për një kohë të gjatë. Zakonisht mjafton të përdorësh qumështin pa laktozë, por për pacientët që nuk e tolerojnë as këtë, mund të eliminohet qumështi për një periudhë nga një në gjashtë muaj, pastaj të fillojnë sërish ta marrin me doza të vogla. Gjithashtu ekziston një produkt zëvendësues i enzimës, që bllokon simptomat dhe mund të përdoret në rastet e konsumit aksidental. Zakonisht simptomat janë gastrointestinale ose mund të stimulojnë ato të një zorre të trashë të irrituar, me fryrje, të prera, spazma dhe diarre. Këto shenja mund të jenë domethënëse, por nuk kanë kurrë rrezik për jetën”.Faktikisht në rast alergjie mund të ndodhë ndonjë kolaps, e madje personi mund të vdesë. “Alergjia është ndaj proteinave të qumështit dhe shkaktohet nga antitrupa të veçantë. Thuhet se është një alergji ‘Ig-E’ e ndërmjetësuar. Reagimet janë zakonisht të menjëhershme, nga disa minuta deri në një orë pas marrjes së ushqimit. Alergjia shfaqet në formën e urtikarieve në të gjithë trupin, me kruarje, skuqje, vështirësi në frymëmarrje, takikardi, hipotension, deri në kolaps. Për këtë arsye është i rëndësishëm një edukim i mirë për të përballuar rastet emergjente me barna të ndihmës së shpejtë, si adrenalina që injektohet vetë. Gjithashtu ka forma të tjera alergjie pa antitrupa. Janë forma jo ‘Ig-E’ e ndërmjetësuar, me simptoma kryesisht gastrointestinale, që shfaqen dy deri në gjashtë orë pas pirjes”.Problemi është se vazhdon të rritet në mënyrë konstante numri i fëmijëve të cilëve u është diagnostikuar një alergji ndaj proteinave të qumështit, shpeshherë e pasaktë. Sot shumë mjekë dhe pediatër ia vënë fajin qumështit për alergjitë që u krijohen foshnjave nën 12 muaj, me shenja të ndryshme si fryrje barku, irritime të lëkurës, madje edhe shqetësimet gjatë natës. “Shpesh ndoshta për shkak të një dermatiti në fytyrë, që mund të shërohet me pak krem, duhet bërë patjetër testi i alergjisë. Në këtë mënyrë mund eliminohen ushqimet që bëjnë vërtet dëm dhe nuk është e nevojshme të mos konsumoni më qumështin, vezët, peshkun, apo ushqime të tjera. Ky është një gabim i madh. Çdokush duhet të marrë parasysh rezultatet e testit: nëse një fëmijë, për shembull ha vezë, ose pi qumësht dhe ka të vjella, dhembje barku, ose diarre, po ashtu edhe testi i ka dalë negativ nuk duhet t’i konsumojë këto ushqime”..Këta fëmijë duhet të përdorin një dietë që nuk është e pasur me ushqime që përmbajnë proteina të qumështit. “Kohët e fundit kemi provuar t’i ushqejmë fëmijët me doza të vogla qumështi. Te disa prej tyre kemi arritur ta zgjidhim problemin. Për të gjithë ata që mendojnë se janë alergjikë, duhet patjetër të gjejnë një mënyrë dhe mundësi për të ‘rilidhur marrëdhënien’ me qumështin dhe nënproduktet e tij.

No comments:

Post a Comment