Saturday, July 27, 2013
Mollet dhe vlerat e tyre
Mollet përmbajnë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid
malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E,
P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë.Farat e mollës përmbajnë
albumina dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe
zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut
acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të
kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe
acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive. Çaji i mollës
ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai
përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. Mollët rekomandohen të
përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me
pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe
kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të
mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga
ushqimet. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë
vitaminoze.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment