Saturday, July 27, 2013

Cfare ofron trajtimi tek Anila Kalleshi's Center

“Anila Kalleshi’s Center” ofron një trajtim special dobësimi. Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet 6-7 kg në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim të perimetrit deri në 10 cm. Ky shërbim ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Shërbimet që ofrohen tek “Anila Kalleshi’s Center” janë dobësim i përgjithshëm dhe lokal, modelim I trupit, detoksikim, trajtim anticelulit.
Trajtimi konsiston në paketa prej 10 seancash ku një seancë zgjat 3 orë.Seancat behen çdo ditë, dhe trajtimi është intensive. Terapia nuk konsiston në përdorimin e medikamenteve shkarkuese, si lasix (një medikament që përdoret për të sëmurët me hipertension, por që në kushte normale shkakton probleme serioze për shëndetin), çajërave të ndryshme, kapsulave, etj., të cilat kanë efekte anësore mjaft të rënda për organizmin.Në një seancë realizohen pesë proçese: dobësim, modelim, drenim, tonifikim dhe detoksikim.Në çdo seancë klienti humbet 1-1.5 kg.Natyrisht kjo nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota arrin të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg. Proçesi i dytë është modelimi I cili ka të bëjë me rregullimin e formave dhe të pjesëve të veçanta të ekzagjeruara apo “të mbytura “ nga dhjami. Në keto zona problematike punohet dyfish në mënyrë që rezultati te jetë më i dukshëm në zonat problematike. Drenimi është një proçes tjetër mjaft i rëndësishëm pasi nuk lejon që dhjami të “ngurtësohet”,por e copëton në mënyrë që tëjetë më e lehtë të dalë jashtë.Për personat me formë trupore ginoid (me shpatulla të ngushta dhe këmbë të trasha), ritensioni hidrik është një ndër faktorët kryesore të shtimit të peshës peshë, ndaj drenimi është një proçes shumë i rëndësishëm për këtë kategori klientësh.Pas procedurës së dobësimit ,një rëndësi mjaft të madhe ka tonusi I lëkurës,ndaj tonifkimi bëhet pas çdo seancë në mënyrë që mos të kemi një mish të lëshuar.Detoksikimi është proçes tjetër shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në nxjerrjen e toksinave përjashta. Përveç anës estetike , aparaturat arrijnë të realizojnë edhe një pjesë të mirë të problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga mbipesha.Trajtimi në seancë ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave dhe shkrirjen e tyre në thellësi. .
Aparaturat në vetvete kanë të inkorporuar infrared, i cili penetron 6 cm nën epidermë dhe bën djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim, rrezet e diellit ndahen në: dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin-që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit- nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kancerogjene dhe mund të krijojë kancer të lëkurës) si dhe Infrared-i që ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve si artriteve, cefaleve, metatarsave, mpiksjeve të gjakut, sinusitit, asmës bronkiale, tendinitet, pagjumësinë, lodhjen, ankthin, stresin, lënien e duhanit dhe të alkolit,etj
Trajtimi nuk ka efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatëzëna dhe atyre që vuajnë nga epilepsia..Trajtimi permireson dukshem dhe pamjen e celulitit deri ne zbehjen e ploteAparaturat qe perdoren jane vibrosauna,magic line,space tunel, vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe eletrostimulator..Behet një analize trupore ku merren te gjithe parametrat trupore si : indeksi I mases trupore, masa dhjamore,masa skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi dhe ne saje te ketyre treguesve behet nje rregjim ushqimor I personalizuar I cili konsiston ne marrjen e 5 vakteve por ne reduktimin e sasive kalorike ushqimore.

Nr e kontaktit 0692095310/0662024873/0692170531/0662095310/.
Web site www.kalleshicenter.com,www.anilakalleshi.com
Adresa1: Ndermjet Gjykates dhe Ekspozites “Shqiperia Sot”,perballe Restorantit Grepi I Arte, dera ngjitur me Universitetin Wisdom,Kullat matrix,Nr 9,Kati II
Adresa2: Tek ish kafe Flora, Rr.Mine Peza,P2,kati III siper dyqanit Benetton



No comments:

Post a Comment