Cilat janë disa nga efektet e saj në shëndetin tonë dhe a mund ta ndjekin fëmijët atë, sidomos obezët?
Anët pozitive dhe negative të llojeve të ndryshme të ushqimeve, në funksion të nevojave të rritjes
A është e mundur që një fëmijë të ndjekë një dietë vegjetariane? Pyetje kjo, që ka qenë subjekt i shumë sondazheve të bëra gjatë kohëve të fundit. Sipas një studimi të kryer nga Eurispes, numri i personave vegjetarianë po rritet vazhdimisht.
Referuar po këtij studimi, që një fëmijë të rritet sa më i kujdesshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht që në dietën e tij ushqyese të mos mungojnë produktet shtazore. Në të kundërt, një ushqyerje vegjetariane është një formë mjaft e mirë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.
Sipas një studimi tjetër të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një dietë vegjetariane është zgjedhja si e duhura për parandalimin e shumë problemeve kardiovaskulare. Përveç kësaj, një ulje e konsiderueshme e përdorimit të mishit, ndihmon shumë edhe në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.
Por nuk duhet të anashkalojmë faktin e rëndësishëm, se si dieta vegjetariane apo jo, duhet të jetë shumë e ekuilibruar, për ndryshe rrezikohet kequshqyerja.
Prandaj duhet bërë edhe dallimi edhe brenda dietës vegjetariane:
Dieta vegjetariane e cila përfshin konsumimin e produkteve shtazore si qumështi apo veza.
Dieta vegjetarine e cila nuk përfshin asnjë prej produkteve dhe nën produkteve shtazore.
Në rastin e parë probabiliteti për të hasur probleme të cilat na çojnë në kequshqyerje, është më i vogël krahasuar me atë të dytin, ku përdorimi i vitaminës B, dhe veçanërisht asaj B12, për të mos pasur probleme të mëdha.
Por ekziston edhe një kategori tjetër, e cila përjashton mishin e kuq por jo peshkun (por sigurisht në këtë rast nuk mund të flasim për persona vegjetarianë).
Sipas studimeve shkencore, çdo dietë ushqimore duhet t’i përmbahet një piramide të caktuar, e cila në bazë të saj ka drithërat me prejardhje biologjike. Pas kësaj vijnë frutat dhe perimet e stinës, të ndjekura nga produkte dhe nën produkte shtazore si:
veza, djathi, qumështi etj. Ndërsa në krye janë, ëmbëlsirat, vaji i ullirit dhe kripa të cilat duhet të përdoren në sasi të kufizuara.
Me ekuilibrin e duhur midis produkteve të ndryshme ushqimore, mund të arrihet rezultati i duhur, sidomos gjatë ditëve të sotme ku një fëmijë në tre është obez ose rrezikon obezitetin.
Por gjithësesi është mjaft mirë, që për çdo problem t’i drejtoheni dietologut për të marrë sasinë e duhur të proteinave, vitaminave (sidomos ato të grupit B), hekurit dhe kalciumit.
Më poshtë po japim listën e disa prej produkteve ushqimore që janë të pasur në proteina, vitamina, hekur, kalicium etj.
1. Produkte të pasura në proteina:
të gjitha produktet me bazë soje, arra, lajthia, drithërat, djathi, veza etj.
2. Produkte të pasura në hekur:
fasulja, bizelja, bukë me drithra, pjeshka, spinaqi, peshku etj.
3. Produkte të pasura në kalcium:
rrepat, qumështi i sojës, djathi, rrepa, vaji i ullirit etj.
4. Produkte të pasura në vitaminë C:
agrumet, luleshtrydhja, kivi etj.
5. Produkte të pasura në kalori:
veza, gjalpi, margarina, djathi etj.
6. Produkte të pasura në zink:
makaronat, gjalpi i kikirikut etj.
No comments:
Post a Comment