Wednesday, July 31, 2013

Gjunjte

Elle Macperson

 nuk i ka shpetuar fatkeqesisht


Cindy Crawford


Top Modelja qe cmendi gjithe boten ne vitet 90..Kembet e saj lene per te deshiruar...

Melanie Grifith



Courteney Cox

Pamela Anderson

Si te ushqehemi

Dallimi ne mes dy personave qe ushqehen.I pari ka trup perfekt.Ne fakt ushqimet qe ka perzgjdhur te konsumoje i japin mundesine te jete i bombarduar ne antioksidante te mrekullueshem qe kuftojne raikalet e lira,ne vitamina dhe minerale qee forcojne sistemin imun dhee bejne kete trup te jete i shendetshem dhe ne forma perfekte.E kunderta ndodh me personazhin e dyte ku perzgjedhja ushqimore eshte e pasur me karbohidrate  pafund,eshte e mbytur ne proteina dhe yndyra shtazore dhe konsumon pak ose aspak fruta...Obeziteti dhe ne menyre krejtesisht te sigurte,prezent ne kete trup eshte diabeti i tipit te 2,semundjet kardiovaskulare,kolesteroli i keq,dhe mund te jete pre e disa kancereve...

Si ndikon Dieta Mesdhetare ne semundjet kardiake




Rreth 30 për qind e atakëve kardiakë, bllokimit të arterieve dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen mes njerëzve me rrezik të lartë nëse ata kalojnë te dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri,  peshk, fasule, fruta arrore , fruta dhe zarzavate dhe madje edhe nëse pinë verë gjatë çdo vakti.Zbulimet u bazuan në tentativën e parë madhore për të matur në kushte klinike efektet e dietës në sëmundjet e zemrës. Madhësia e efekteve të dietës i habiti ekspertët. Studimi u përfundua gati pesë vjet para afatit sepse rezultatet ishin kaq të qartë dhe u konsiderua joetike të vijohej më tutje.Dieta ndihmoi ata që e ndiqnin, edhe nëse ata nuk humbën peshë dhe shumica e tyre sakaq po merrnin ilaçe për uljen e presionit të gjakut apo mbajtjen e diabetit nën kontroll për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.. Studiuesit nuk morën parasysh faktorë të tjerë të rrezikut si hipertensioni, pesha apo kolesteroli. Ata panë vetëm atakët kardiakë dhe vdekjet.
Provat që të tregonin se dieta mesdhetare redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës qenë të dobëta, të bazuara më së shumti në të dhëna që tregonin se banorët e Mesdheut dukej se kishin norma më të ulëta të sëmundjeve të zemrës, një tipar që mund të interpretohej edhe me faktorë të tjerë përveç dietës. Ndërsa disa ekspertë kanë qenë skeptikë për faktin që efekti i dietës mund të dallohet, në rast se ai në fund të fundit ekziston, për shkak se shumë më tepër njerëz sakaq po konsumojnë ilaçe të fuqishme për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertë të tjerë nguronin të rekomandonin dietën mesdhetare për njerëzit që sakaq kishin probleme me peshën për shkak se vaji dhe arrat kanë shumë kalori.
Ekspertët e sëmundjeve të zemrës thanë se studimi ishte me të vërtetë një triumf për shkak se tregoi se një dietë është e fuqishme dhe ka ndikim në reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe se kjo tashmë është provuar përmes metodave shkencore shumë rigoroze. Shkencëtarët zgjodhën në mënyrë rastësore 7,447 njerëz në Spanjë, të cilët qenë mbi peshë, duhanpirës apo që kishin diabet e faktorë të tjerë rreziku. Ata i nënshtruan këta njerëz ndaj një diete mesdhetare dhe një diete të zakonshme me kalori të ulëta.Studiuesit udhëtuan nëpër botë duke kërkuar këshilla se si mund t’u përgjigjeshin më mirë pyetjeve nëse dieta më vete mjaftonte për të reduktuar rrezikun. Ata vendosën të zgjedhin rastësisht subjektet me rrezik të lartë për testin dhe i ndanë ata në tre grupe. Njërit i dhanë dietë me pak yndyrë dhe i konsultuan si ta ndiqnin këtë dietë. Dy grupet e tjera u këshilluan të ndjekin një dietë mesdhetare. Në fillim, ata të dietës mesdhetare morën më shumë mbështetje. Ata u takuan rregullisht me dietologët, ndërsa anëtarët e grupit me yndyrë të ulët morën vetëm një vizitë fillestare trajnimi si t’i nënshtroheshin kësaj diete, pasuar nga një fletëpalosje çdo vit. Pastaj kërkuesit vendosën të shtojnë seancat e këshillave për ta, por sërish ata patën vështirësi në respektim të dietës. Njërit prej grupeve të dietës mesdhetare iu rekomandua një dozë shtesë vaji ekstra të virgjër ulliri çdo javë me së paku 4 lugë tavoline konsum ditor. Grupi tjetër mori një kombinim arrash, lajthish e bajamesh dhe iu rekomandua të hanin rreth 30 gramë në ditë.Dieta kryesore përbëhej nga së paku tri vakte në ditë me fruta dhe së paku dy vakte në ditë me zarzavate. Pjesëmarrësit konsumuan peshk së paku tri herë në javë dhe bishtajore, ku përfshihen fasulet, thjerezat  apo bizelet. Ata duhej të hanin mish të bardhë dhe jo mish të kuq, dhe për ata që qenë të mësuar me pijen, duhej të pinin së paku shtatë gota verë në javë bashkë me ushqimin. Ata u nxitën të mos konsumonin ëmbëlsira industriale, si dhe të kufizonin konsumimin e bulmetit apo mishit të përpunuar.
Për të vlerësuar nënshtrimin ndaj dietës mesdhetare, kërkuesit matën nivelin e konsumit të vajit të ullirit dhe elementëve të tjerë në urinë.Kërkuesit thanë se pjesëmarrësit i qëndruan dietës mesdhetare me lehtësi dhe kënaqësi. Por ata që iu nënshtruan dietës me yndyrë të ulët nuk ia dolën të ulin konsumin e yndyrës mjaftueshëm. Kështu studimi në fund krahasoi dietën e zakonshme moderne që ka konsum të rregullt të mishit të kuq dhe drithërave të përgatitur në shkallë industriale me një dietë që ishte larg këtyre mallrave.

Semundjet kardiovaskulare rriten shume nga konsumi i mishit te kuq




Konsumimi i tepruar i mishit të kuq rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky fakt njihet tashmë prej disa kohësh, edhe pse arsyet për këtë nuk kanë qenë aq të qarta. Një studim i ri i botuar në ‘Nature Medicine’ ka hedhur dritë mbi këtë temë. Karnitina, që gjendet tek mishi i kuq, është një burim energjie për bakteret e zorrëve, te cilat jane përgjegjëse për rritjen e kolesterolit të keq në arterie .Një substancë që gjendet në këtë lloj ushqimi,  ka aftësinë që të rrisë florën e zorrëve, e dëmshme për zemrën, sepse është përgjegjëse për rritjen e kolesterolit të keq.
Studiuesit e Institutit të Kërkimeve Lerner të Cleveland, në Ohajo (SHBA), kanë injektuar në një grup minjsh doza të karnitinës, një substancë që gjendet tek mish i kuq dhe në shumë pije energjike. Minjtë e nënshtruar në këtë dietë kanë zhvilluar një trashje të mureve të arterieve, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të zemrës si infarkt miokardi. I njëjti efekt anësor nuk është regjistruar tek minjtë që nuk u ushqyen me karnitinë, tek të cilët flora e zorrëve nuk ishte zhvilluar. Shkalla më e lartë e problemeve kardiovaskulare të lidhura me një konsum të lartë të karnitinës është vërejtur më parë edhe te njerëzit. Disa nga bakteret e zorrëve e përdornin karnitinën si një burim energjie, duke e kthyer atë në një produkt mbetjesh të quajtur trimethylamine. Mëlçia pastaj e konverton këtë substancë në një tjetër nënprodukt të quajtur, trimethylamine-N-oksid (TMAO), një kompleks organik që rrit absorbimin e kolesterolit të keq dhe parandalon shkatërrimin e tij nga makrofagët (qelizat e bardha të gjakut) në arterie. Karnitina, gjithsesi, ka edhe një efekt të dobishëm: ajo transporton acidet yndyrore nga dhe në mitokondri, e cila quhet ndryshe “centrali energjetik” i qelizave. Por trupi ynë, – paralajmërojnë ekspertët, – e prodhon vetë të gjitha karnitinën që i nevojitet, dhe furnizimi me sasi të tjera të këtij produkti nuk do të sjellë përfitime të dobishme për organizmin. Përkundrazi, mund të ketë efekte anësore të rrezikshme në metabolizëm, duke çuar siç thamë, në pasoja të dëmshme për zemrën.

Tuesday, July 30, 2013

Dieta anticelulit



Dieta anticelulit 

Kjo diete
duhet të jetë e lehtë, e pasur me kos, fruta dhe perime. Sepse të japin një ndjenjë ngopjeje pa e furnizuar trupin me kalori e për më tepër përmbajnë vitamina dhe minerale

E hënë
Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - pene integrale (50 g) me kungulleshka (75 g) 215 kalori - perime mikse të gjalla (speca, karota 150 g) 30 kalori - portokall (200 g) 72 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - krem spinaqi (200 g) me djathë të grirë (5 g) 84 kalori - pulë e pjekur (150 g, pa lëkurë) 309 kalori - bukë e zezë (25 g) 60 kalori - kivi (100 g) 44 kalori
E martë

Mëngjesi - qumësht pjesërisht i skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - pure me patate (150 g) 215 kalori - parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori - sallatë jeshile (200 g) 30 kalori - një dardhë (150 g) 52 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - supë me perime (200 g) me parmixhano të pjekur (5 g) 99 kalori - merluc me domate (250 g) 200 kalori - bukë e zezë (50g) 121 kalori - rrush i bardhë (200 g) 122 kalori
E mërkurë
Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - supë me perime (200 g) 200 kalori - parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori - sallatë jeshile (200 g) 30 kalori - një portokall (150 g) 51 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - oriz i gatuar me lëng perimesh dhe majdanoz (50 g) 190 kalori - parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori - biftek i pjekur (150 g) 178 kalori - kivi (100 g) 44 kalori
E enjte
Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - spageti (60 g) me domate të freskëta 200 kalori - parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori - sallatë me karota (100 g) dhe selino (100 g) 55 kalori - rrush i bardhë (200 g) 122 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - kungulleshka (200 g) të gatuara me një vezë 150 kalori - sallatë me lulelakër (200 g) 50 kalori - bukë e zezë (25 g) 60 kalori - sallatë me portokall dhe dardha (200 g) 160 kalori
E premte
Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori - sallatë jeshile (200) 30 kalori - dardha (200 g) 70 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - fileto salmoni (150 g) 273 kalori - sallatë me spinaq (200 g) 60 kalori - patate të pjekura (100 g) 148 kalori - portokall (100 g) 36 kalori
E shtunë
Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - gjoks pule me erëza (200 g) 200 kalori - patate të pjekura (100 g) 148 kalori - sallatë perimesh (200 g) 30 kalori - kivi (100 g) 44 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka - oriz (50 g) me karkaleca (100 g) 238 kalori - sallatë me radhiqe, rukola dhe domate (200 g) 50 kalori- dardha (200 g) 70 kalori
E diel

Mëngjesi - kafe me qumësht pjesërisht të skremuar (200 ml) 92 kalori - bukë e thekur (30 g) 113 kalori
Paraditja - kos pa yndyrë (125 ml) 45 kalori
Dreka - supë elbi (50 g) me kungulleshka (200 g) 330 kalori - parmixhano i pjekur në skarë (5 g) 19 kalori - sallatë me fasule (100 g) e panxhar (100 g) 37 kalori - rrush i bardhë (150 g) 91 kalori
Pasditja - ananas (200 g) 80 kalori
Darka : fileto viçi (100 g) me selino (20 g) 130 kalori - sallatë marulesh dhe rukola (200 g) 30 kalori
- bukë e zezë (50 g) 121 kalori - kivi (200 g) 88 kalori

Dieta Vegjetariane - Cilat janë disa nga efektet e saj në shëndetin tonë dhe a mund ta ndjekin fëmijët atë, sidomos obezët?


Cilat janë disa nga efektet e saj në shëndetin tonë dhe a mund ta ndjekin fëmijët atë, sidomos obezët?

Anët pozitive dhe negative të llojeve të ndryshme të ushqimeve, në funksion të nevojave të rritjes

A është e mundur që një fëmijë të ndjekë një dietë vegjetariane? Pyetje kjo, që ka qenë subjekt i shumë sondazheve të bëra gjatë kohëve të fundit. Sipas një studimi të kryer nga Eurispes, numri i personave vegjetarianë po rritet vazhdimisht.

Referuar po këtij studimi, që një fëmijë të rritet sa më i kujdesshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht që në dietën e tij ushqyese të mos mungojnë produktet shtazore. Në të kundërt, një ushqyerje vegjetariane është një formë mjaft e mirë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.

Sipas një studimi tjetër të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një dietë vegjetariane është zgjedhja si e duhura për parandalimin e shumë problemeve kardiovaskulare. Përveç kësaj, një ulje e konsiderueshme e përdorimit të mishit, ndihmon shumë edhe në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene.

Por nuk duhet të anashkalojmë faktin e rëndësishëm, se si dieta vegjetariane apo jo, duhet të jetë shumë e ekuilibruar, për ndryshe rrezikohet kequshqyerja.

Prandaj duhet bërë edhe dallimi edhe brenda dietës vegjetariane:

Dieta vegjetariane e cila përfshin konsumimin e produkteve shtazore si qumështi apo veza.

Dieta vegjetarine e cila nuk përfshin asnjë prej produkteve dhe nën produkteve shtazore.

Në rastin e parë probabiliteti për të hasur probleme të cilat na çojnë në kequshqyerje, është më i vogël krahasuar me atë të dytin, ku përdorimi i vitaminës B, dhe veçanërisht asaj B12, për të mos pasur probleme të mëdha.

Por ekziston edhe një kategori tjetër, e cila përjashton mishin e kuq por jo peshkun (por sigurisht në këtë rast nuk mund të flasim për persona vegjetarianë).

Sipas studimeve shkencore, çdo dietë ushqimore duhet t’i përmbahet një piramide të caktuar, e cila në bazë të saj ka drithërat me prejardhje biologjike. Pas kësaj vijnë frutat dhe perimet e stinës, të ndjekura nga produkte dhe nën produkte shtazore si:

veza, djathi, qumështi etj. Ndërsa në krye janë, ëmbëlsirat, vaji i ullirit dhe kripa të cilat duhet të përdoren në sasi të kufizuara.

Me ekuilibrin e duhur midis produkteve të ndryshme ushqimore, mund të arrihet rezultati i duhur, sidomos gjatë ditëve të sotme ku një fëmijë në tre është obez ose rrezikon obezitetin.

Por gjithësesi është mjaft mirë, që për çdo problem t’i drejtoheni dietologut për të marrë sasinë e duhur të proteinave, vitaminave (sidomos ato të grupit B), hekurit dhe kalciumit.

Më poshtë po japim listën e disa prej produkteve ushqimore që janë të pasur në proteina, vitamina, hekur, kalicium etj.

1. Produkte të pasura në proteina:

të gjitha produktet me bazë soje, arra, lajthia, drithërat, djathi, veza etj.

2. Produkte të pasura në hekur:

fasulja, bizelja, bukë me drithra,  pjeshka, spinaqi, peshku etj.

3. Produkte të pasura në kalcium:

rrepat, qumështi i sojës, djathi, rrepa, vaji i ullirit etj.

4. Produkte të pasura në vitaminë C:

agrumet, luleshtrydhja, kivi etj.

5. Produkte të pasura në kalori:

veza, gjalpi, margarina, djathi etj.

6. Produkte të pasura në zink:

makaronat, gjalpi i kikirikut etj.

Saturday, July 27, 2013

Qumeshti dhe vlerat e mrekullueshme te tij



  • Qumështi i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale, vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme. Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
  • Qumështi i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
  • Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
  • Qumështi i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
  • Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
  • Qumështi i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.
  Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Tennessee mbi produktet e qumështit  ka dale ne konkluzion se qumeshti dhe nenproduktet e tij ulin proceset e ndezjes dhe stresin oksidues te personat e mbipeshë.

-Kerkues italiane kane dimostruar se nje ushqim i mire eshte nje mburoje e mire edhe kunder kancerit te melcise. Kjo arrihet duke perzgjedhur ushqimin dhe duke privilegjuar konsumimin e qumeshtit dhe frutave mund te reduktohet rreziku i kesaj patollogjie ne masen 78 %.
Kete e dimostron nje studim i kryer nga Insitutit Nacional iAvianos qe u publikua ne International Journal of Cancer. Kerkuesit kane pare qe nje konsum i larte i qumeshtit, kosit, por edhe i frutave dhe i mishit te bardhe redukton dukshem kete rrezik.Kanceri i melcise, eshte rezultat i abuzimit te vazhdueshem te alkolit, infeksionit te shpeshte te saj si epatiti, dhe shume shpesh i vetmi chance i kurimit eshte trapiantami i ketij organit. Ne kete kuader arma me e mire si gjthmone eshte parandalimi duke filluar qe kur ulemi ne tavolinen e ngrenies. Ne kete studim kane marre pjese 185 paciente me tumor ne melci dhe 412 persona te shendeteshme. Ekspertet i kane kerkuar pjesemarresve te shkruanin me kujdes ne nje ditar zakonet e tyre ushqimore dhe me pas i kane ballafaquar keto te dhena, duke vene re diferenca te konsiderueshme tek pacientet me ate menyre ushqimi qe kishin adaptuar personat e shendetshem.U vu re qe: nje konsum i larte i mishit te bardhe redukton rrezikun e kancerit ne melci me 56 %, ndersa nje konsum i larte i frutave redukton kete rrezik me 52%, por reduktimi me i madh u pa nga kosumi i qumeshtit apo kosit me rreth 78 %. Zarzavatet edhe pse ne mase me te vogel per kete lloj tumori kane nje efekt protektiv.Keto rezultate jane indikatore shume te mire per gjithsecilin nga ne, por mbi te gjitha per personat me ne rrezik te cilet duhet te eleminojne faktoret kryesore te rrezikut me alkolin ne krye.


Jeni në dietë? Mos hiqni dorë nga qumështi duke menduar se ka shumë kalori, sepse vetëm pirja e rregullt e tij mund t’ju bëjë që të bini më kollaj nga pesha.
Ky është konkluzioni i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, sipas të cilit, kush pi mesatarisht dy gota qumësht në ditë për dy vjet humb 5 kilogramë e gjysmë më shumë krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumësht apo prodhimet e tij.Të dhënat erdhën pasi një grup kërkuesish izraelitë morën nën vëzhgim 300 burra dhe gra mbipeshë duke i vënë për dy vjet në një dietë me përbërje yndyrnash, në një dietë mesdhetare apo në një regjim me pak karbohidrate.U pa se ata persona që kishin në dietë sasi më të madhe kalciumi pas dy vjetësh kishin humbur 5 kilogramë e gjysmë më shumë se sa të tjerët


Qumështi dhe djathi janë aleatë të mëdhenj në parandalimin e diabetit të tipit 2. Është rezultati i një studimi të kryer në Shkollën Harvard të Shëndetit Publik në Boston.
Hulumtuesit, kanë zbuluar produktet si djathi, qumështi dhe kosi jenë aleatë në luftën lundër diabetit të tipit 2.Pas shqyrtimit të 3.736 vullnetarëve për 20 vjet, duke pasur nën kontroll llojin dhe zhvillimin e sëmundjes, studiuesit kanë kuptuar se ka pasur një lidhje. Dhe kjo lidhje bën fjalë pikërisht për qumështin dhe produktet e qumështit.Faktikisht, personat që e konsumonin atë në një masë të caktuar kishin nivele të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të diabetit me 60% më pak.


Të parandalosh osteoporozën , sëmundjen në skeletin e njeriut është e mundur. Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë.
Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse do e llogarisim në formë të grirë është i barabartë me 4 lugë të vogla. Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali.Parandalimi, përtej tavolinës lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të “braktiset” edhe kur je i ri. Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës.Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jenë koset që shiten në treg.Por nuk duhet të harrojmë një gjë: parandalim do të thotë edhe “monitorim” i shëndetit përmes analizave.

Kur qumeshti te ben keq

Shumë persona janë të bindur se të paktën një produkt ushqimor i bën keq organizmit. Specialistët paralajmërojnë që të rriturit të kenë kujdes për fëmijët dhe të mos u japin atyre ushqime pa këshillat e mjekëve.
Një në tre persona është alergjik nga disa ushqime. Qumështi dhe nënproduktet e tij janë në “listën e zezë” të ushqimeve që mund të konsiderohen si më problematiket. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues, pasi kanë vizituar shumë njerëz dhe janë konsultuar me mjekë dhe specialistë të fushës. Sipas të dhënave epidemiologjike, vetëm 2% e të rriturve dhe 7% e fëmijëve kanë reagim të veçantë ndaj një ushqimi. Në këto shifra përfshihen si alergjitë ashtu edhe intolerancat ushqimore, patologji shumë të ndryshme mes tyre, për nga shkaku, simptomat dhe efektet.Një grup mjekësh amerikanë të Institutit Kombëtar të Shëndetit kanë arritur në përfundimin se, edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës, një lloj sheqeri që përmban qumështi, mungesa e dëshirës së qumështit, nuk duhet të heqin krejtësisht dorë nga qumështi dhe nënproduktet e tij, të cilët janë të pasur me ushqyes të rëndësishëm. Intoleranca ndaj laktozës, që prek 40 për qind të njerëzve, vjen nga prodhimi i pakët i një enzime, laktaza, e cila shërben për të tretur sheqerin. Normalisht prodhimi i laktazës në trup fillon të ulet gjatë muajit të dytë të jetës dhe te disa individë, reduktohet aq shumë sa shkakton intolerancë. Për fat të keq, pa qumështin dhe nënproduktet e tij në dietë, është e vështirë t’i kënaqim nevojat tona ushqyese. Këto lloj ushqimesh janë të pasura veçanërisht me kalcium dhe vitaminë D, dy elementë të rëndësishëm gjatë moshës së zhvillimit, për të garantuar një shëndet të mirë të kockave për gjithë jetën, dhe sasinë e madhe të kalciumit.Lajmi i mirë është se edhe personat që vuajnë nga intoleranca e laktozës nuk duhet t’i ndajnë qumështin dhe nënproduktet e tij nga dieta. 12 gramë laktozë në ditë, që gjenden te një filxhan i madh me qumësht, janë normalisht të pranueshëm nga kushdo pa asnjë problem, ose maksimumi me simptoma jo shumë tragjike. Sugjerimi i mjekëve është të mos i ndajnë asnjë ditë këto produkte të shëndetshme dhe mundësisht jo me stomakun bosh. Për fëmijët, për shembull, një gotë qumësht e shoqëruar me një kroasant është zgjedhja më e mirë.“Intoleranca përgjithësisht krijohet nga mungesa e një enzime. Për shembull intoleranca ndaj qumështit i detyrohet mungesës së enzimës së laktazës, që lejon tolerimin e laktozës, sheqerin e qumështit. Një individ mund të lindë pa enzimë, mund ta humbasë atë pas një infeksioni intestinal, ose për shkak të mospirjes së qumështit për një kohë të gjatë. Zakonisht mjafton të përdorësh qumështin pa laktozë, por për pacientët që nuk e tolerojnë as këtë, mund të eliminohet qumështi për një periudhë nga një në gjashtë muaj, pastaj të fillojnë sërish ta marrin me doza të vogla. Gjithashtu ekziston një produkt zëvendësues i enzimës, që bllokon simptomat dhe mund të përdoret në rastet e konsumit aksidental. Zakonisht simptomat janë gastrointestinale ose mund të stimulojnë ato të një zorre të trashë të irrituar, me fryrje, të prera, spazma dhe diarre. Këto shenja mund të jenë domethënëse, por nuk kanë kurrë rrezik për jetën”.Faktikisht në rast alergjie mund të ndodhë ndonjë kolaps, e madje personi mund të vdesë. “Alergjia është ndaj proteinave të qumështit dhe shkaktohet nga antitrupa të veçantë. Thuhet se është një alergji ‘Ig-E’ e ndërmjetësuar. Reagimet janë zakonisht të menjëhershme, nga disa minuta deri në një orë pas marrjes së ushqimit. Alergjia shfaqet në formën e urtikarieve në të gjithë trupin, me kruarje, skuqje, vështirësi në frymëmarrje, takikardi, hipotension, deri në kolaps. Për këtë arsye është i rëndësishëm një edukim i mirë për të përballuar rastet emergjente me barna të ndihmës së shpejtë, si adrenalina që injektohet vetë. Gjithashtu ka forma të tjera alergjie pa antitrupa. Janë forma jo ‘Ig-E’ e ndërmjetësuar, me simptoma kryesisht gastrointestinale, që shfaqen dy deri në gjashtë orë pas pirjes”.Problemi është se vazhdon të rritet në mënyrë konstante numri i fëmijëve të cilëve u është diagnostikuar një alergji ndaj proteinave të qumështit, shpeshherë e pasaktë. Sot shumë mjekë dhe pediatër ia vënë fajin qumështit për alergjitë që u krijohen foshnjave nën 12 muaj, me shenja të ndryshme si fryrje barku, irritime të lëkurës, madje edhe shqetësimet gjatë natës. “Shpesh ndoshta për shkak të një dermatiti në fytyrë, që mund të shërohet me pak krem, duhet bërë patjetër testi i alergjisë. Në këtë mënyrë mund eliminohen ushqimet që bëjnë vërtet dëm dhe nuk është e nevojshme të mos konsumoni më qumështin, vezët, peshkun, apo ushqime të tjera. Ky është një gabim i madh. Çdokush duhet të marrë parasysh rezultatet e testit: nëse një fëmijë, për shembull ha vezë, ose pi qumësht dhe ka të vjella, dhembje barku, ose diarre, po ashtu edhe testi i ka dalë negativ nuk duhet t’i konsumojë këto ushqime”..Këta fëmijë duhet të përdorin një dietë që nuk është e pasur me ushqime që përmbajnë proteina të qumështit. “Kohët e fundit kemi provuar t’i ushqejmë fëmijët me doza të vogla qumështi. Te disa prej tyre kemi arritur ta zgjidhim problemin. Për të gjithë ata që mendojnë se janë alergjikë, duhet patjetër të gjejnë një mënyrë dhe mundësi për të ‘rilidhur marrëdhënien’ me qumështin dhe nënproduktet e tij.