Wednesday, October 10, 2012

Grate ne periudhen e menopauzes

Ulja drastike e niveleve të hormoneve për shkak të menopauzës mund të cojë në rritjen e kolesterolit dhe skleroza në enët e gjakut. Një tjetër problem i rëndësishëm
është edhe dëmtimi i kockave ose ostoporoza që çon më pas deri në fraktura të tyre të

shoqëruara me shumë dhimbje dhe shqetësime të tjera. Menopauza për fat të keq shkakton probleme edhe në transformimin e bukurisë së gruas duke ndikuar ndjeshëm në dëmtimin e lëkurës, kryesisht në 2 vitet e para të saj. Për t’i parandaluar apo zbutur të gjitha keto efekte, duhet që gratë, sapo të vënë re shenjat e para të menopauzës, t’i drejtohen mjekut gjinekolog. Testet homonale, mamografia dhe kontrolli i gjirit si dhe densitometria e kockës, janë ekzaminime që na ndihmojnë të gjejmë trajtimin e duhur për seicilën grua. Çdo grua në menopauzë ka nevojë për një trajtim të sajin të personifikuar, që ne, bazuar në rezultatet e ekzaminimeve.